Mbrojtja sociale, shërbimet publike e investimet në ekonomike, sektorët më të financuar në 2018

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ – Mbrojtja sociale dhe shërbimet publike, janë dy ndër fushat kryesore, ku qeveria adresoi financimet më të larta nga buxheti i shtetit 2018.

Sipas të dhënave nga buxheti faktik, që pritet të diskutohet në komisione parlamentare, për mbrojtjen sociale, ku përfshihen pagesa e papunësisë, ndihma ekonomike, pensionet urbane dhe rurale, apo pensionet e invaliditetit, u financuan rreth 151.1 miliardë lekë. Ndërsa, për shërbimet e përgjithshme publike, u shpenzuar në total 86.1 miliardë lekë.

Gjatë vitit të kaluar një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të shtetit u disbursua për arsimin. Rreth 51.6 miliardë lekë u financua për këtë sektor, ndërsa në nivel të lartë ka qëndruar shpenzimet për çështjet ekonomike, të cilat për vitin 2018 llogariten në rreth 50.6 miliardë lekë.

Nga fondi total prej rreth 476 miliardë lekë të buxhetit të shtetit për vitin që lam pas, janë financuar mbi 10 fusha kryesore, ndër të cilat për shëndetësinë janë adresuar 49 miliardë lekë, për strehimin 39.2 miliardë lekë, për rendin dhe sigurinë publike 28.5 miliardë lekë.

Duke vijuar më pas me financimin e sektorit të mbrojtjes, argëtimit, kulturës, mjedisit, etj.  /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.