Incidentet në KZAZ-në e Kukësit turp, qeveria buron nga vota, nuk rrëzohet me protesta

TIRANË, 25 qershor/ATSH-Maela Marini/ “Me protesta nuk hiqet dot qeveria sepse qeveria buron nga vota”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama nga Kukësi, ndërsa komentoi edhe incidentet që ndodhën në KZAZ-në e kësaj bashkie.

“Në KZAZ-në e Kukësit u turrën këta të policisë bashkiake me disa të tjerë, për turp të Zotit. Zgjidhni e merrni. Ne nuk e kemi caktuar datën e zgjedhjeve. Po të ishte për mua personalisht, po të mos shihja më larg se hunda ime, nuk kisha asnjë problem për të këmbëngulur që zgjedhjet të bëhen në 30 qershor”, – tha Rama.

Kryeministri kujtoi se në parlament ka shumicën, dhe po ashtu PS drejton në 75% të territorit.

“Shtyrja e zgjedhjeve mund të duket në momentin e parë një zgjedhje e arsyeshme por do t’i bënte Shqipërisë një të keqe që do ta vuanim për shumë vite. Do të përmbysej rregulli bazë, se populli ka të drejtën të zgjedhë”, – tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.