FUTBOLL – Real Madrid do të ketë një ekip për femra

MADRID, 25 qershor /ATSH-ANSA/ – Drejtuesit e “Real Madrid” zyrtarizojnë se do të krijojnë një ekip për femra duke filluar nga sezoni 2020.

Miratimi erdhi sot nga këshilli i administratës së klubit që pranoi shkrirjen dhe blerjen e “Club Deportivo Tacon”, që hyn në fuqi më 1 qershor 2020.

Gjatë sezonit 2019-2020, ekipi kryesor i “Tacon” do të stërvitet dhe do të luajë në kompleksin stërvitor “Ciudad Real Madrid”, në kuadër të bashkëpunimit tranzitor mes dy klubeve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.