Soreca: Thelbësore që Kushtetuesja të jetë funksionale sa më shpejt

TIRANË, 24 Qershor /ATSH/ -Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Lugi Soreca deklaroi sot se është thelbësore që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale sa më shpejt.

Ai zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për t’u njohur me fazat finale të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në kuadër të reformës në drejtësi.

“Sot takova Kryetarin e KED, Ardian Dvorani, për t’u njohur me fazat finale të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin eLartë të Drejtësisë në kuadër të reformës në drejtësi. Thelbësore që Gjykata të jetë funksionale sa më shpejt”, u shpreh ambasadori Soreca pas takimit.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.