“RoskoveciTUR”, festa simbol çeli sezonin turistik në Roskovec 

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ – “RoskoveciTUR”, festa simbol çeli mbrëmjen e djeshme sezonin turistik në Roskovec.

Kjo është festa më e re, e cila i shtohet listës së gjatë të eventeve që bashkia Roskovec organizon, me qëllim rivitalizimin e jetës sociale, promovimin dhe kthimin e tij në një qytet urban ashtu dhe siç po transformohet dita ditës.

Pjesëmarrësit e shumtë në këtë festë shijuan një mbrëmje të veçantë nën tingujt e muzikës së këngëtareve të mirënjohura të skenës shqiptare Rovena Ibrahimi, Xhesika Polo dhe Blerina Matraku.

Mbrëmja e djeshme i dha jetë dhe ngjyra Roskovecit ku të gjithë bashkë u mblodhën për të festuar një natë vere ndryshe. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.