Punime në rrjet, OSHEE: Kufizim të energjisë në disa zona në Tiranë

TIRANË, 24 qershor /ATSH/- Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton, se për shkak të punimeve në kabinat elektrike, në disa zona të Tiranës, në datën 24 dhe 25 qershor do të ketë kufizime të energjisë elektrike.

OSHEE tha se si shkak i punimeve për rikonstruksionin e kabinave, do të stakohet energjia në rrugën “Riza Cuko” pjesërisht, rrugën “Gjon Kastrioti”, rrugën “Lord Bajron”, rrugën “Rexhep Preza” dhe në rrugën  “Koli Bano”. Energjia do të shkëputet gjatë ditës së sotme në këto rrugë në intervalin kohor 9:00 – 12:00.

Sipas njoftimit, po gjatë ditës së sotme energjia do të ndërpritet në rrugën “Tahir Sinani” dhe në rrugën “Pandi Dardha” gjatë intervalit kohor 09:00-12:00 dhe  12:00-15:00.

Në rrugën “Sabri Preveza”, rrugën “Teodor Keko” dhe në rrugën “Naim Frashëri” gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 si edhe në rrugën “Jordan Misja”, rrugën “Petro Marko” dhe në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë intervalit kohor 9:30-15:00.

OSHEE tha se ditën e nesërme energjia do të ndërpritet në rrugën “Mine Peza” dhe rrugën “Teodor Keko” nga ora 09:00 deri në orën 15:00, në rrugën e Dibrës dhe në rrugën “Thanas Ziko në intervalin kohor 9:30-15:00 dhe në rrugën “Myslym Keta”, rrugën “Tahsim Shehu”, rrugën “Ramazan Disha” nga ora 9:00 deri në orën 12:00. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.