Pukë, Gjonaj: Taksë zero për vitin e parë të çdo aktiviteti në fushën e turizmit

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ – Kandidati i Partisë Socialiste, për bashkinë e Pukës, Gjon Gjonaj dhe njëkohësisht kryetari aktual i kësaj bashkie zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e bashkisë Pukë.

Gjatë bashkëbisedimit Gjonaj u premtoi atyre mbështetje financiare për projektet më të mira nga të rinjtë që merren me zhvillimin e turizmit në bashkinë e Pukës.

Gjithashtu Gjonaj premtoi taksë zero për vitin e parë të çdo aktiviteti në fushën e turizmit

Gjonaj theksoi se në 4-vjeçarin e ardhshëm do të bëhet rivitalizimi i liqenit të Kukajve dhe lidhja e dy liqeneve me infrastrukturë urbane.

Ai u premtoi të rinjve edhe këndin e lojërave të aventurës.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.