TIRANË, 24 qershor /ATSH/- Veprimet e bankingut përmes internetit arritën një rekord të rinë fund të vitit 2018.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, vlera totale e këtyre pagesave arriti në 886 miliardë lekë, me një rritje prej 61% krahasuar me vitin 2017.
Modernizimi i shërbimeve bankare dhe përdorimi në rritje i teknologjive po ndihmon në përhapjen e shërbimeve të bankingut në distancë.
Klientët e sistemit bankar shqiptar kryen 2.6 milionë transaksione përmes internet banking, në rritje vjetore me 29%.
Ndërkohë që numri i llogarive bankare të lidhura me internet banking ka arritur në rreth 400 mijë. e.xh/ /a.g/