LONDËR – FB: Detyrë e shteteve aspekti rregullator ndaj gjigantëve informatikë

LONDËR, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Facebook u kërkoi sot qeverive për të bërë më shumë në aspektin rregullator të gjigantëve në fushën e informatikës, pasi praktikat e vëna në zbatim prej tyre shpesh vihen në pikëpyetje, kryesisht për mbrojtjen e të dhënave apo publikimin e lajmeve të rreme.

”Nuk është detyrë e kompanive private, qofshin këto të mëdha ose të vogla, që të bëhen iniciatorë të propozimit të rregullave. U takon drejtuesve politikë të zgjedhur në mënyrë demokratike kjo detyrë”, deklaroi Nick Clegg, zyrtar për komunikacion i Facebook, i intervistuar nga BBC-ja.

Britaniku, ish-zëvendëskryeministri liberal-demokrat, vë theksin në faktin që kompanitë si Facebook duhet të vënë para së gjithash eksperiencën e tyre në mbrojtje të rregulloreve, sesa duke iu kundërvënë atyre.

Sipas tij, ka një domosdoshmëri të ngutshme për rregulla të reja në sjellje si në jetën private, zgjedhjen, mbrojtjen e të dhënave apo deklaratat me përmbajtje urrejtjeje./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.