Krujë, Bushi: Projekte të reja, nuk keni parë gjë akoma

TIRANË, 24 Qershor /ATSH/ -Kandidati i Partisë Socialiste, për Bashkinë e Krujës, Artur Bushi dhe njëkohësisht kryetari aktual i kësaj bashkie zhvilloi një takim me banorët e lagjeve , “Ali Lam”, “Bakis”  dhe “Sesere”.

Bushi u shpreh se për Krujën gjend vend shprehja “Nuk keni parë gjë akoma”, me projektet e reja që do që do të nisin”.

Gjatë takimit me banorët u diskutua për  pjesën e dytë  të transformimit  të qytetit, ku përfshihen investimi i Ujësjellësit. Rruga Krujë- Fushë Krujë, Poliklinika e Krujës, të cilat janë vetëm investimet e para në mandatin e dytë të Bushit.

Bushi gjithashtu në njëtjetër takim theksoi se, një nga investimet më të rëndësishme që është bërë në Bashkinë Krujë është rrjeti i ri elektrik.

“Ishte një “gangrenë” 30 vjeçare, të cilës po i jepet zgjidhje si në Dukagjin ashtu dhe në fshatrat e tjerë të kësaj bashkie”, tha Bushi.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.