Gurra: Investime në Librazhd nga rikonstruksionet e shkollave deri tek ujësjellësi

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ – Kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra ka vijuar takimet me banorët në kuadër të fushatës elektorale.

Ai njohu banorët e fshatit Zgosht (komunën Lunik në Rrethin e Librazhdit) me investimet dhe projektet që do të vijojnë në mandatin e tij të dytë.

“Në Zgosht për të vazhduar punët e mira të bëra gjatë këtyre 4 viteve. Pas rikonstruksionit të shkollës së mesme, fazës së parë të ujësjellësit, rikonstruksionit të kanalit vaditës, në mandatin e dytë do vazhdojmë të jemi në krah të banorëve”, – thotë Gurra. /z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.