Agjencia Telegrafike Shqiptare

ITALI – Një ”San Siro” i ri në vend të të vjetrit

MILANO, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i skuadrës së Milanit, Paolo Scaroni, sugjeroi ndërtimin e një stadium të ri në vend të ”San Siros” legjendar, sipas një plani të klubit kuq e zi.

“Ne do të ndërtojmë një ‘San Siro’ të ri pranë atij të vjetrit. Stadiumi i vjetër do të shembet dhe në vend të tij do të ngrihet ndërtesa e re’’, deklaroi Scaroni për agjencinë e lajmeve ANSA.

Kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, deklaroi se inaugurimi i ”San Siros” ishte i përfshirë në planet rregulluese të qytetit të Milanos./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version