Peçi: Tepelena e ndryshuar, projekte të tjera do bëhen realitet

TIRANË, 23 qershor /ATSH-A.ALLA/ – “Të gjitha premtimet në këtë kuvend burrash janë bërë dhe do vijojnë të bëhen realitet, falë mbështetjes së qeverisë”, – tha kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Tepelenës, Tërmet Peçi gjatë takimit elektoral në këtë qytet.

Peçi tha se, “dua t’i ftoj të gjithë ata që kalojnë e s’kanë sy, ata që i ftojmë dhe nuk ndalojnë të qëndrojnë në Tepelenë ta prekin dhe ta shikojnë me sytë e tyre ndryshimin që është bërë këtu”.

“Në këtë rrugë të gjatë dua të falenderoj të gjithë ata tepelenas që e lanë bindjen e tyre politike dhe u bënë bashkë me ne për të tjetërsuar dhe ndryshuar Tepelenën”, – tha Peçi.

“Ne duhet të bëjmë realitet jo ato premtimet që ata as zhgarravina nuk i bënin dot. Tek historia 200-vjeçare e Aliut, rijetëzimin e rrugëve të brendshme të kalasë premtime këto të konfirmuara. Të bëjmë realitet dhe 22 km që na kanë ngelur në Tepelenën tonë për ta ndryshuar dhe për t’i dhënë faqen dhe atë që i takon”, – përfundoi Peçi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.