Kukësi që duam, takime derë më derë për Safet Gjicin dhe Partinë Socialiste

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Vajzat dhe gratë janë gjithmonë një forcë e pazëvendësueshme në politikë. Çdo ditë ato janë në terren duke trokitur në çdo derë kuksiane për të kërkuar votën për kandidatin Safet Gjici dhe Partinë Socialiste.

Infrastruktura, zhvillimi i arsimit, qendrat shëndetësore, strehimi për familjet në nevojë dhe banesat sociale janë parësore në objektivat e kandidatit të PS-së për katër vitet e ardhshme.

Gjithashtu edhe fondet për të zhvilluar fshatrat turistike, mbështetja e agrobiznesit në fushën e turizmit do t’ju sjellin përfitime qytetarëve kuksianë.

“Kush më shumë se gratë dhe vajzat ndjejnë ndryshimin e madh që Kukësi do të ketë me bashkinë që duam”, shprehet Gjici. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.