FOTO/ Përfundon rikonstruksioni, kushte moderne për 350 nxënësit e shkollës “Xhemal Çekini”

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ – Në Berat ka përfunduar rikonstruksionin i shkollës 9-vjeçare “Xhemal Çekini”, Uznovë.

Godina e vjetër ishte cilësuar nga ekspertët jashtë kushteve teknike, duke rrezikuar ushtrimin e veprimtarisë mësimore. 

Punimet për këtë fazë kanë përfunduar, ndërkohë që do të ketë edhe një fazë të dytë që lidhet me ndërtimin e një shtese në formë L-je në krahun tjetër të territorit të shkollës.

Në këtë investim prej 400 milionë lekësh janë përfshirë, fushat e futbollit dhe basketbollit, tavolinat, karriget, sistemi i alarmit dhe i kamerave, dhe të gjitha pajisjet e tjera, duke iu ofruar mësuesve dhe 350 nxënësve të kësaj shkolle mjedise bashkëkohore për procesin mësimor dhe edukativ.

/a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.