FOTO/ Sezoni turistik, pastrohet zona muzeale e Krujës

TIRANË, 22 qershor /ATSH/ – Sezoni turistik ka nisur por specialistët e mirëmbajtjes së monumenteve vijojnë punimet mirëmbajtëse në monumentet e kulturës kudo në vendin tonë.

Këtë javë fokusi i punimeve mirëmbajtëse të sektorit të Tiranës i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare (DRKK) Durrës është angazhuar në pastrimin e zonës muzeale të Krujës.

Punonjësit kanë bërë pastrimin e kalldrëmeve, mureve të kalasë dhe spërkatjen me herbicide për zhdukjen e vegjetacionit, duke bërë që e gjithë zona të ketë një paraqitje të denjë për sezonin turistik në vazhdim.

Mirëmbajtja e monumenteve dhe hapësirave rreth tyre mbetet një nga sfidat e përditshme të punonjësve që kërkon mbështetjen dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve në mbajtjen pastër të mjediseve për një imazh më dinjitoz ndaj turistëve që mbushin çdo ditë qytetin historik të Krujës gjatë kësaj periudhe. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.