PD: Të lirohet Bardh Spahia, mbahet pa fakte që e implikojnë në shkelje të ligjit

TIRANË, 21 Qershor /ATSH/ – Partia Demokratike reagoi sot me një deklaratë për mediet për burgosjen e ish-deputeti Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarëve.

“Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politikë”, theksoi PD.

“Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, prej gati 48 orësh, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit”, tha PD.

“Paralajmërojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit”, deklaroi PD.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.