Foto/ Nisi të prodhonte proteza për të dëmtuarit e luftës, sot i njohur edhe jashtë kufijve

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ – Fadil Shehu prodhon proteza në mënyrë artizanale dhe “punishtja” brenda spitalit të Kukësit, ku me përkushtim i është dedikuar pasionit të tij në ndihmë të njerëzve në nevojë, është e njohur edhe përtej kufijve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë historinë e teknologut protezist shqiptar të trajnuar jashtë vendit në këtë fushë të mjekësisë. Lufta e Kosovës në 1999 do të shërbente edhe si shkak që ai të prodhonte proteza për të dëmtuarit nga minat.

Fadili është teknolog protezist i trajnuar edhe jashtë vendit në këtë fushë. Nisi të prodhojë proteza për të dëmtuar nga minat dhe armët gjatë konflikteve të vitit 1999 në kufirin mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe sot, në spitalin e Kukësit, prodhon rreth 20 proteza në vit. /z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.