SUEDI – SIPRI: Koreja e Veriut prodhon ende armë bërthamore

STOKHOLM, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Koreja e Veriut ka prodhuar një duzinë me bomba të reja bërthamore në vitin 2018, bën të ditur raporti i publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Instituti suedez thekson se Pheniani ka një total prej 20-30 testatash bërthamore, sipas llogaritjeve të janarit 2019, me një rritje prej rreth 10 njësish nga viti i kaluar.

Koreja e Veriut “vazhdon t’i japë prioritet programeve të saj ushtarake atomike si një pjesë qendrore e strategjive të saj të sigurisë kombëtare, megjithëse në vitin 2018 ajo njoftoi një moratorium mbi testatat atomike dhe nisjen e raketave në rangun afatmesëm dhe të gjatë”, shkruan SIPRI, ku thekson se në botë janë në total 13 864 armë bërthamore dhe ku është regjistruar një rënie me 601 njësi në bazë vjetore.

Presidenti amerikan Donald Trump, i pyetur nëse Veriu ende prodhon testata u përgjigj se  “nuk e di. Shpresoj që të mos jetë e vërtetë. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, premtoi se nuk do të bënte më shumë testime në të ardhmen”, përfundoi ai./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.