Në sitën e Vetingut, kryetarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda

TIRANË, 20 qershor/ATSH/- Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani u  përball të enjten në orën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese që mori në skanim gjyqtaren e Apelit përbëhet nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.

Dollani ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ajo e ka filluar udhëtimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier në vitin 2000 dhe në vitin 2004 është promovuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, një nga gjykata më të larta të karrierës në Shqipëri. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.