Mbikëqyrja bankare në 2018 u përqendrua në zyrat e këmbimit valutor

TIRANË, 20 qershor /ATSH/- Mbikëqyrja e Bankës Qendrore gjatë vitit 2018 u përqendrua kryesisht në zyrat e këmbimit valutor, në kuadër të luftës ndaj informalitetit dhe pastrimit të parave.

Banka e Shqipërisë prezantoi sot Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes për vitin 2018, ku evidenton se gjatë vitit të kaluar janë kontrolluar mbi 31 zyra të këmbimit valutor, nga të cilat janë revokuar 21 licenca të ushtrimit të aktivitetit.

Mbikëqyrja e këtij sektori është në fokus dhe prioritet të punës edhe për vitin 2019.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, prioritetet e vitit 2019 përfshijnë: Rreziku i kredisë me fokus kreditë me probleme dhe futja në fuqi e kuadrit rregullativ për trajtimin e huamarrësve të përbashkët në vështirësi financiare; Vëmendje procesit të miratimit të ndryshimeve strukturore të njoftuara si dhe monitorimin e kryerjen e mbikëqyrjes së tyre nga afër; Raporti i Përputhshmërisë (Screening Report) me Acquis Communautaire; Përafrimi i kuadrit rregullativ me Bazel III; Plotësimi i rekomandimeve të Komitetit Moneyval; Konsolidimi i sistemit bankar; Procesi i Rishikimit dhe Vlerësimit Mbikëqyrës mbi prezantim për herë të parë nga bankat në vitin 2018 të vlerësimit të brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe përmbyllje e procesit të rishikimit të manualit mbikëqyrës duke e përditësuar me çështje të qeverisjes korporative. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.