BRUKSEL – BE-ja zgjat me një vit sanksionet që lidhen me aneksimin e Krimesë nga Rusia

BRUKSEL, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian rinovoi sot edhe për një periudhë të re, prej një vit një sërë sanksionesh të marra për të kundërpërgjigjur aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe të Sevastopolit nga Rusia, në samitin e liderëve të 28-ve në Bruksel.

Këto masa kufizuese ndalojnë në veçanti investimet në gadishull dhe importet drejt Bashkimit të produkteve të saj, dhe zbatohen për shtetasit evropianë dhe kompanitë e vendosura në BE-në.

‘’Asnjë europian, asnjë kompani me seli në Bashkimin Europian nuk mund të blejë pasuri të patundshme ose kompani në Krime, të financojë kompani të Krimesë ose të ofrojë shërbime analoge’’, thuhet në vendimin e marrë nga të 28-ët.// v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.