243 mjekë të punësuar me meritë në pesë muajt e parë të 2019-ës

TIRANË, 19 qershor/ATSH/-Në vetëm pesë muajt e parë të vitit 2019 janë punësuar243 mjekëve me meritë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se nga janari, 135 mjekë specialistë dhe 78 mjekë familje janë punësuar në sistemin shëndetësor publik.

“243 mjekë janë punësuar me meritë dhe transparencë në 5 muajt e parë 2019. Ka nisur procedura për punësimin e mjekëve të rinj në qendra shëndetësore dhe spitale me portalin mjeke.shendetesia.gov.al. Mjekë të kualifikuar për shëndetësinë që duam”, thotë ministrja. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.