TIRANË, 18 qershor/ATSH/ “Ilir Meta mos të shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen), po të shqetësohet për vizën që i ka vënë figurës së kreut të shtetit, duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.
Sipas Ramës, “ky front kundër Shqipërisë do të dështojë me turp”.
Kryeministri iu përgjigj deklaratës së sotme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili bëri thirrje të merren urgjentisht të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.
/m.m/ /a.g/