Suli: Kamza do të jetë në 4 vitet e ardhshme shembulli i mirëqeverisjes lokale

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kamzës, Rakip Suli ka zhvilluar sot një takim me banorët e zonës së Paskuqan 1, të cilët përballen çdo ditë me probleme të lëna në harresë. Mungesa e kanalizimeve, problemet e panumërta të furnizimit me ujë, infrastruktura e dobët, e mbi të gjitha mungesa e çerdheve për fëmijët e kësaj zone, janë disa nga problemet.

Suli theksoi ”se 30 qershori do të ndryshojë gjithçka, kjo harresë dhe kjo braktisje e kësaj zone, si dhe plot të tjera, do të marrë fund, me mbështetjen masive të ofruar. “Së bashku, për Paskuqanin që duam, Kamza do të jetë shembulli i mirëqeverisjes lokale”, – tha Suli.

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.