Interpol-Ekstradohet 43-vjeçari i dënuar me 17 vite burg

TIRANË, 17 qershor/ ATSH/- Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Mentor Hasani, 43 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 17 datë 31.03.1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të policisë,  me datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, shtetasi Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.