FOTO/ “Mos harro librin e pushimeve”, nisma e ministres Margariti për një brez më solidar

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ – Fëmijët dhe pse viti shkollor ka mbaruar nuk e kanë harruar takimin me librin. Nisma më e e re e ndërmarr nga ministrja e Kulturës,Elva Margariti, “Mos harro librin e pushimeve” po angazhon brezin e ri në leximin e librave si dhe po e bën këtë brez më solidarë.

Në Bibliotekën Kombëtare gjatë fundjavës fëmijët dhuruan libra për shkollën e Kasallës që dhe këta fëmijë të kenë mundësi të lexojnë personazhet e tyre të dashur gjatë pushimeve verore.

“Kënaqësi të shohësh fëmijët të kalojnë kohën e lirë duke lexuar, por edhe më e madhe kur i sheh tek bëhen solidarë me bashkëmoshatarët e tyre, që kanë më pak mundësi se ata. Në Bibliotekën Kombëtare, me fëmijët që dhuruan libra për shkollën e Kasallës dhe për të ndarë nismën: “Mos harro librin e pushimeve”, u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Lexues ka dhe jashtë kryeqytetit, ka lexues të apasionuar të cilët do bëhen lexues të përhershëm në të ardhmen prandaj dhe kjo nisëm do bëj të mundur pasurimin me tituj të rinj për fëmijët jashtë kryeqytetit ku të rinjtë të kalojnë kohën e lirë në mënyrë produktive dhe gjatë pushimeve verore. /a.a/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.