EGJIPT – Vdes në gjykatë ish-presidenti, Mohamed Morsi

KAJRO, 17 qershor /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti egjiptian, pjesë e Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Morsi vdiq sot gjatë një seance dëgjimore në gjykatën e Kajros, njoftuan për median burime të sigurisë dhe ato gjyqësore.

Sipas së njëjtave burime, ish-presidenti në burg që nga korriku 2013, gjatë marrjes në pyetje në një gjykatë është rrëzuar pa ndenja në tokë. Ai u shoqërua menjëherë në spital ku ka ndërruar jetë.

Ai u mor në pyetje nga një gjykatës për gati 20 minuta, më pas ka rënë pa ndjenja në tokë. Ai u shoqërua në spital, por ka ndërruar jetë më vonë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan Erdogan, aleat i ish-presidentit islamik, shprehu keqardhje duke e cilësuar ”martir’’.

Web-i i gazetës shtetërore ‘’Al-Ahram’’ dha lajmin e vdekjes së Morsit, 67 vjeç, presidenti i parë egjiptian i zgjedhur në mënyrë demokratike në një mandat të shkurtër mes periudhës 2012-2013, përpara se të shkarkohej nga ushtria./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.