Transformimi i infrastrukturës në akset rurale në Krujë, në një mandat sa 25 vite së bashku

TIRANË, 16 qershor/ATSH/- Bashkia e Krujës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë rikonstruksionit të rrugëve, duke përmirësuar infrastrukturën në disa prej zonave turistike, si dhe në rrugët rurale.

Aktualisht po punohet për rikonstruksionin e rrugës “Shememi Babai” në lagjen Shullaz, Krujë.

Ndërsa në mandatin e parë të kryetarit të bashkisë së Krujës, Artur Bushi, është bërë i mundur rikonstruksioni i një sërë rrugësh, si ajo mes dy kampeve në Qafështamë, e cilësuar si një model në ofrimin e infrastrukturës së duhur rrugore.

“Rruga “Rezervave” në Halil është një nga “provat” e punëve fantastike që kemi bërë. Ne do të vijojmë akoma më tej me rrugën Halil – Zgërdhesh, si angazhimi i radhës për të ndërtuar infrastrukturën rurale”, thekson bashkia Krujë.

Sipas bashkisë, një tjetër punë e bërë në 4 vitet e mëparshme është aksi Derede – Subash, si dhe rruga e Budullës, projekt që do të shtrihet edhe në pjesën e mbetur që lidh fshatin me autostradën Fushë Krujë – Vorë./k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.