Cërrik, Salla: Vota në 30 qershor për më shumë investime e zhvillim

TIRANË, 16 Qershor /ATSH/ – Kandidati i Partisë Socialiste, për bashkinë e Cërrikut Andis Salla ka zhvilluar takime me banorët në lagjet “Shelg” dhe “Liçaj” të Cërrikut

“Vetëm 14 ditë na ndajnë nga 30 Qershori! Vijojmë çdo ditë takimet me banorët në çdo zonë e çdo njësi administrative të bashkisë Cërrik”, thekson ai.

Salla falënderoi banorët e këtyre lagjeve dhe u premtoi se së bashku do t’i sjellin Cërrikut ndryshimet që i kanë munguar dhe do t’i japë gjithsecilit vëmendjen që meriton nga bashkia.

Ai u shprehu mirënjohje banorëve për qëndrimin e tyre të palëkundur për të votuar në 30 Qershor për më shumë investime e për më shumë zhvillim.
Kandidati Salla zhvilloi edhe një takim me banorë të Njësisë Mollas.

“Bashkë me Florencin e Benin, zhvilluam takimin e radhës me banorë të Njësisë Mollas”, tha Salla.

“Falënderoj Florencin që na u bashkua sot duke treguar që bashkë me qeverinë do t’i japim menaxhimin e duhur Bashkisë së Cërrikut”, u shpreh Salla.

“Në 30 Qershor edhe në Mollas do të votojnë për më shumë investime, për më shumë zhvillim”, theksoi Salla.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.