1242 të punësuar në një javë nga Zyrat e Punës

TIRANË, 16 qershor/ATSH/- 1242 persona janë punësuar nga 7-13 qershor në gjithë vendin vetëm përmes Zyrave të Punës.

Sipas statistikave të punësimeve për çdo qark, në Berat janë punësuar 52 persona, në Durrës janë punësuar 196 persona, në Fier 61 persona, në Korçë 76 persona.

Po ashtu, gjatë kësaj jave në Dibër janë regjistruar 15 të punësuar, në Elbasan 65 të punësuar, në Gjirokastër 10 të punësuar, në Kukës 7 të punësuar, në Lezhë 71 të punësuar, në Shkodër 50 të punësuar, në Tiranë 428 të punësuar dhe në Vlorë 211 të punësuar./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.