Suli, takime në rrugën “Pekin”në Kamëz: Çerdhja e kopshti këtu quhen luks

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kamzës, Rakip Suli zhvilloi takime me banorët e rrugës “Pekin”, me të cilët diskutoi problemet e përditshmërisë dhe zgjidhjet që do të jepen pas 30 qershorit.

“Një kafe me banorët sot në rrugën “Pekin”! Dikush mund të hamendësojë dhe të pyesë “Në Pekin, si, me çfarë, kur???”

Jo, jo, miq të nderuar, jemi në Kamëz…”, tha Suli, duke shtuar se në këtë rrugë mungon infrastruktura dhe rrugët. Kanalizimet, sipas tij, nuk ekzistojnë fare, ndërsa çerdhja dhe kopshti quhen luks.

“Ndërsa ujin po, e paguajnë rregullisht këta banorë, por në fakt tubacionet, as që janë të lidhura me shtëpitë e tyre!!!”, tha kandidati socialist.

“Domethënë ashtu siç e do Bashkia Kamëz, me administrimin e saj zhvatës, faturat të paguhen  çdo muaj, por shërbime dhe ujë nuk ka”, përfundoi ai. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.