Nis rikonstruksioni i rrugës Kombinat-Ndroq

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi sot nisjen e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Kombinat-Ndroq.

Kandidati socialist për një mandat të dytë në Tiranë thotë se punimet do të realizohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në muajt korrik-gusht.

Veliaj tha se “ky investim do të ndihmojë jo vetëm transportin në Vaqarr, Pezë, Ndroq, por edhe do të ndikojë në turizëm”.

“E paparë Sonila Qato e ARRSH-së, nisi investimin në rrugën Kombinat-Ndroq që do të  ndihmojë transportin e turizmin në Vaqarr, Pezë, Ndroq! Krahë të lehta e punë të mbarë për skuadrat në terren! Forca”, tha Veliaj, teksa publikon edhe disa foto nga puna tashmë e nisur në terren.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.