Isai: Pas 30 qershorit, ndërtimi i plotë aksit të dytë të rrugës Korçë- Ersekë

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ -Erion Isai, kandidati i PS për Bashkinë Konjë, gjatë hapjes së fushatës në këtë qark, u shpreh se “kam dy pasha të mëdha në këto zgjedhje, që të përfaqësoj Kolonjën dhe PS”.

“Kolonja është peshë e rëndë e historisë, janë shpatullat e themelit të kombit shqiptar nga ku bijtë me gjaku me mendjen më të mirë nga kjo tokë formuan me krenari Kombin Shqiptar, gjuhën shqipe dhe historinë e këtij vendi. Kolonja është toka nga e cila fara e mendjes, mbin më mirë se në çdo vend tjetër, por ajo sot në fakt ka nevojë për vëmendje për përkushtim, për punë të përditshme, për ata fëmijë që ju keni zgjedhur ti rrisni këtu dhe për të kthyer kokën atë çfarë ne i bëmë historisë dhe ajo na i ka borxh të na i kthejë si kusur si borxh të merituar për Kolonjën që duam”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, Isai tha se “ju premtoj që do të më gjeni çdo ditë, në çdo fshat dhe në të dy qytetet, e Ersekës dhe Leskovikut, për më të mirën tuaj, më të mirën e këtij qyteti, për t’i kthyer më së pari këtyre dy qyteteve që ju mungon nga këndi i lojërave tek streha sociale njerëzve të pa mundur apo tek mosha e tretë në një vend ku të mblidhen e të grumbullohen e të flasin të kuvendojnë me njëri tjetrin, për ti bërë atë që i mësuam gjithë shqiptarëve, shkollat dinjitoze ashtu siç fëmijët e Kolonjës e meritojnë, siç e kemi bërë me shkollë 8 vjeçare në Ersekë dhe Leskovik, për ta bërë me gjimnazin menjëherë dhe çdo shkollë atje ku qoftë më dy fëmijë na japin dinjitetin e pjesës sonë që quhet Kolonjë”.

Kandidati i PS për Bashkë Kolonjë deklaroi se ”nuk dua të premtoj shumë atë që çudia e zgjedhjeve i ka bërë përgjithësisht njerëzit të dëgjojnë, por ju premtoj se nga çdo ministri dhe një nga ministret qëe kemi fatin ta kemi deputete, dhe deri te Kryeministri, çdo ditë të javës dhe çdo muaj do t’ua nxij jetën për projekte dhe investime në Kolonjë për të bërë atë çfarë historia ja ka krijuar si thesar. Të gjithë qarkun ta zgjojmë dhe ta bëjmë Kolonjën të vizitueshme e të aksesueshme për turizmin dhe agroturizmin e ndoshta do të ndodhë dhe çudia të bëjmë dhe Niko Peleshin të braktisi Korçën dhe të kalojë fundjavat në Ersekë. Gjithë moshatarëve të mijë që pëlqejnë me shumë një punë monotone në Tiranë dhe nuk vijë të zhvillojnë profesionin e tyre dhe ambicien e tyre për të cilën nisën shkollën, në vendin e tyre dy fjalë zemre po ju drejtoj: ktheni kokën nga Kolonja, eja dhe investoni zgjuarsinë që ua ka dhënë krahina, familja juaj dhe ta bëjmë këtë historia krenare për të dytën here në kapitullin e historisë së Kolonjës”.

Ai i kërkoi qeverisë ndërtimin e aksit të dytë të rrugës Korçë- Ersekë. “Jam i bindur, tha Isai “se do ta marrim të plotë dhe dinjitoze nga qeveria e Edi Ramës. Në datën 30 qershor votoni numrin 2 dhe 30, për ta filluar nga titrat e televizioneve dhe në datën 30 qershor në darkë të ngrejmë flamurin e fitores nga Kolonja të PS-së në rrugën e ndërtimit për të bërë shtet”./m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.