Durrës, prezantohen gjetjet nga kërkimet nënujore

TIRANË, 15 qershor/ATSH/-Në ambientet e Portit të Durrësit në prani të trupit diplomatik në Shqipëri u prezantuan kërkimet nënujore në ujërat shqiptare nga dy prej institucioneve më të rëndësishme botërore në këtë fushë, RPM Nautical Foundation dhe INA Instituti Naval i Arkeologjisë në Universitetin e Teksasit.
Këto dy institucione amerikane, lidere në teknologjinë e kërkimeve nënujore janë prezent edhe në detin shqiptar prej 12 vitesh duke krijuar hartat shkencore nënujore.
Prezantim u hap nga kryetari i Këshillit Shkencor te UNESCO për pasuritë nën ujore botërore, Auron Tare me një historik të shkurtër të kërkimeve detare në Shqipëri duke përmendur në veçanti përpjekjet e arkeologëve shqiptar Mokom Zeqo dhe Neritan Ceka në kërkimet e tyre nën ujore si dhe krijimin e të parit batiskaf në vitet 70 si një përpjekje për të eksploruar historinë e brigjeve shqiptare.
Anija Herkules e cila me teknologjinë e saj te sofistikuar ka skanuar një të tretën e territorit shqiptar duke krijuar hartat tredimensionale të fund detit ka zbuluar mbi 41 relite historike duke filluar nga shek VI para Krishtit e deri në bashin e anijes britanike Volage e cila hapi siparin e historisë së famshme te Incidentit të Kanalit te Korfuzit. Mbi këto zbulime foli Kryetari i RPM Nautical Foundation James Goold një prej figurave kryesore ndërkombëtare në fushën e të drejtës ndërkombëtarë detare duke theksuar rëndësinë e madhe që kanë këto zbulime jo vetëm për historinë detare të Shqipërisë por në kontekstin mesdhetar.
veçanti James Goold ripërsëriti faktin se ne Incidentin e Kanalit te Korfuzit, Shqipëria është e pa fajshme pasi zbulimet e kryera nga ekspedita amerikane tregojnë qarte se anijet britanike nuk kane qene ne kursin e deklaruar por kane shkelur sovranitetin e ujerave shqiptare duke e bere këtë incident një provokim ushtarak dhe jo një kalim paqësor.
Anija Herkules e cila ka qëndruar per disa dite ne Portin e Durrësit per te ndihmuar autoritete shqiptare ne skanimin e Portit do te vazhdoje kërkimet e saja duke sjelle te reja shkencore nga fundi i detit dhe per te hedhur drite ne rëndësinë e madhe qe kane zbulimet detare jo vetëm per historinë por edhe per zhvillimin e turizmit kulturor përgjatë brigjeve tona. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.