Dita e Fotografive të Natyrës, Ambasada e SHBA-së publikon foto nga Shqipëria

TIRANË, 15 qershor /ATSH/- Sot në Ditën e Fotografive të Natyrës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka publikuar një set me foto nga vendet më të bukura që janë në Shqipëri dhe shquhen si asete të pasurisë natyre që ka vendi ynë.

“Dita e Fotografive të Natyrës dhe ne duam të festojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë duke ndarë me ju disa foto të bëra nga komuniteti i Ambasadës Amerikane në vende të ndryshme të Shqipërisë. Cila është pjesa më e bukur e Shqipërisë? Festoni m nuke ndarë fotot tuaja të natyrës shqiptare”, citon diçitura që shoqëron setin fotografik të publikuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.