Çelja e negociatave, Rama: Deklarata e Pendarovskit nuk duket as e drejtë, as praktike

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nuk duket as e drejtë as praktike deklarata e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që nënkupton “favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat”.

“Presidenti Stevo Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht”, tha ai.

Pas rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave nga Komisioni Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin në 18 qershor zyrtarizimin e këtij vendimi edhe nga Këshilli Europian./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.