FUTBOLL – Maradona tërhiqet nga karriera e trajnerit për probleme shëndetësore

LONDËR, 14 qershor /ATSH-AA/ – Ish-futbollisti i shkëlqyer argjentinas Diego Armando Maradona për shkak të vështirësive shëndetësore ka braktisur pozitën e trajnerit të ekipit meksikan të ligës së dytë “Doradosa” nga qyteti Sinaloe.

“Maradona dëgjoi këshillën e mjekëve dhe nuk është më trajner i Doradosa. Ai do t’i përkushtohet shëndetit dhe së shpejti do t’i nënshtrohet një operacioni të gjurit dhe shpatullës”, tha Matias Morla.

Ish-ylli argjentinas, i cili në Meksikë në vitin 1986 me Argjentinën fitoi titullin e kampionit botëror erdhi në Sinaloe në shtator të vitit të kaluar.

Megjithatë, 58-vjeçari nuk arriti të dërgojë klubin nga liga e dytë në të parën.

Maradona ka pasur probleme shëndetësore për një kohë të gjatë. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.