FOTO/ Artistët e shquar të qytetit të Durrësit përmes ekspozitës Plejadë

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ – Një cikël ekspozitash e quajtur “Plejadë” është çelur për vizitorët në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

Ky cikël vjen për të nderuar dhe bërë të njohur për publikun durrsak kontributin e një grupi artistësh të shquar të qytetit të Durrësit në lidhje me mbrojtjen, restaurimin dhe përkujdesjen e trashëgimisë kulturore.

Kjo ekspozitë e parë e këtij cikli u hap gjatë kësaj jave, duke patur në qendër krijimtarinë dhe kontributin e artistit të njohur të Durrësit, Gavril Priftuli.

Dashamirës të artit dhe të trashëgimisë, familjarë dhe qytetarë e ndoqën nga afër këtë ekspozitë, e cila vazhdon të mbetet e hapur edhe gjatë këtyre ditëve. /a.a//a.g/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.