MOSKË – Rusia dhe BE-ja kërkojnë një zgjidhje nga Kievi për kalimin transit të gazit

MOSKË, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Rusia dhe Bashkimi Europian pohuan sot se shpresonin në arritjen e një zgjidhjeje që do të mundësonte zgjatjen e kontratës ekzistuese, për kalimin tranzit të gazit rus në Europë nëpërmjet territorit të Ukrainës.

Rusia është e gatshme për vazhdimin e transitit të gazit nëpërmjet Ukrainës, për të siguruar furnizimin e konsumatorëve europianë.

‘’Ne jemi të gatshëm ta zgjasim kontratën sipas kushtet ekzistuese”, deklaroi ministri rus i Energjisë, Alexander Novak në përfundim të takimit me komisionerin europian për Energjinë, sllovakun Maros Sefçoviç.

Sefçoviç theksoi se nuk kishte nevojë për një plan B, pasi gjithmonë kemi gjetur zgjidhje të mira konstruktive./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.