Marrja peng e zgjedhjeve, ata duan të pengojnë me çdo kusht hapjen e negociatave

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama nga takimi i pasdites së sotme në Librazhd për fushatën elektorale të 30 qershorit se kundërshtarët që duhet të ishin përballë socialistëve me alternativën e tyre, kërkojnë të marrin peng zgjedhjet. Por, theksoi Kryeministri, ata nuk e kanë thjesht te zgjedhjet.

“Patjetër që ata kanë frikë nga zgjedhjet se nuk na mundin dot, por duan të kapin zgjedhjet peng, ta lënë vendin në rrjedhje të lirë pa stacione ku bëhet gjykimi i popullit dhe të pengojnë me çdo kusht çeljen e negociatave me BE. Kjo është arsyeja pse nxisin dhunë e duan që të prodhojnë fotografi, filmime që të shpërndahen nëpër botë, e të duket sikur po kryhet kryengritje kudër një qeverie të korruptuar, në mënyrë që ata që nuk kanë dëshirë që BE të plotësohet të kenë alibi shumë të lehtë”, – theksoi Rama.

“Nga mos hapja e negociatave fitojnë vetëm këta që kanë organizuar këtë plan që u shfaq i plotë me vendimin e Ilir Metës për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve. Kur hapen negociatat, hapen dy kapitujt e drejtësisë dhe në tryezë vendoset sesa mirë funksionon prokuroria e gjykatat dhe sistemi i drejtësisë që të çojë para Drejtësisë ata që në 30 vjet e kanë pasur drejtësinë të kapur në kthetrat e padrejtësisë. Ky është që duhet ta përballojmë këtë sfidë, pse në 30 qershor nuk do bëjmë zgjedhje vetëm për të zgjedhur kryebashkakët e rinj, po për shkak të këtij plani për llogari të një grushti njerëzish, ne do garantojmë Shqipërinë e së nesërmes”, – tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.