Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Kastriot Selita përballet me Vetingun

TIRANË, 13 qershor/ATSH/- Kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kastriot Selita, u përball të enjten në mesditë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese që po kryen procesin e Vetingut për gjyqtarin Selita, përbëhet nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi

Selita ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Në vitin 2002 ai është emëruar kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe ka shërbyer në këtë post deri në vitin 2010, kohë kur është transferuar si gjyqtar në Durrës. Pas dy vitesh gjyqtar në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, Selita është promovuar si kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.