ITALI – Matteo Salvini i kundërvihet OJQ-së gjermane ”Sea-Watch”

ROMË, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini sulmoi hapur OJQ-në gjermane ”Sea-Watch”, pasi anija me të njëjtin emër mblodhi një ditë më parë 52 migrantë në brigjet e Libisë.

Salvini i cili mban gjithashtu dhe postin e ministrit të Brendshëm dhe liderit të Legës (ekstremi i djathë) publikoi sot një dekret që urdhëron autoritetet italiane të zbatimit të ligjit të marrin të gjitha masat e nevojshme për të penguar hyrjen apo kalimin transit të kësaj anije, Sea-Watch 3, në ujërat territoriale italiane.

Matteo Salvini ishte revoltuar pas refuzimit të përsëritur të anijes së OJQ-së gjermane për të udhëtuar drejt Tripoli, pavarësisht hapjes së dritës jeshile nga autoritetet libiane.

“Seawatch nuk do të zbarkojë asnjë të mbijetuar në Libi, Tripoli nuk është një port i sigurtë. Është e papranueshme të dërgosh individët e shpëtuar në det drejt një vendi në luftë’’, u shpreh e indinjuar Sea-Watch në një postim në Twitter./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.