GJERMANI – Partitë e koalicionit qeverisës mblidhen pas dorëheqjes së kreut të SPD-së

BERLIN, 13 qershor /ATSH-DPA/ – Figurat kryesore të koalicionit qeverisës gjerman do të fillojnë sot një takim dyditor pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet europiane dhe  dorëheqjes tronditëse të lideres së Partisë Socialdemokrate (SPD).

Personalitete të rëndësishme të bllokut konservator të kancelares Angela Merkel (CDU/CSU) dhe të qendrës së majtë SPD do të takohen në një restorant në Berlin për të punuar në lidhje me politikat që duhet t’i japin prioritet.

Zëra nga tre partitë kanë theksuar dëshirën për të mbajtur gjallë koalicionin pas dorëheqjes së Andrea Nahles që solli shumë spekulime se SPD-ja mund të tërhiqet nga aleanca qeverisëse.

Për pasojë, tre partitë janë kujdesur që të tregojnë se do të vazhdojnë punën për kohën e mbetur.

Për sa i përket bisedimeve që do të zhvillohen nesër, ato do të fokusohen në zgjerimin në Gjermani të rrjetit super të shpejtë 5G, në politikat ekonomike, uljen e taksave dhe sektorin e shëndetësisë./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.