Agjencia Telegrafike Shqiptare

BM – Konservatorët votojnë pasuesin e May

LONDËR, 13 qershor /ATSH-DPA/ – Një votim i brendshëm është duke u zhvilluar në Partinë Konservatore për zgjedhjen e udhëheqësit të ri, i cili do të zëvendësojë Theresa May, e cila dha dorëheqjen, ndërkohë që sipas procedurave ai do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i vendit.

Votimi i parë parashikon eliminimin e kandidatëve që nuk tejkalojnë 5% të votave. Rezultatet priten të dalin në pasdite.

Sipas vlerësimeve të BBC, Johnson mund të dalë i pari, i ndjekur nga Jeremy Hunt, Michael Gove, Dominic Raab, Sajid Javid  dhe Matt Hancock.

Të tjerë kandidatë si Rory Stewart, Mark Harper dhe dy gratë, Esther McVey dhe Andrea Leadsom, pritet të jenë nën pragun 5% të votave./   /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version