SHBA – Pompeo: Nuk pengojmë përpjekjet për frenimin e ndotjes plastike

UASHINGTON, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo premtoi se vendi i tij nuk do të sabotonte përpjekjet ndërkombëtare për të ulur ndotjen plastike, ndërkohë që Uashingtoni është shënjeshtruar për pengimin e konsensusit në rritje për pastrimin e oqeaneve.

I pyetur në një seancë dëgjimore në Senat nëse SHBA-ja po vononte përpjekjet ndërkombëtare për të çuar përpara këtë sfidë, Pompeo u shpreh se ”ne duhet të mos e ndërmarrim një veprim të tillë”.

”Unë do të punoj më shumë për të frenuar këtë fenomen, nëse do të zbuloja se ndodhemi përballë një fakti’’, shtoi ai, por pa bërë premtime për nisma specifike.

Rreth 8 milionë tonë mbetje plastike përfundojnë çdo vit në oqeane duke sjellë eliminimin e një milion zogjve dhe të mbi 100 000 gjitarëve të botës nënujore, referuar shifrave të OKB-së./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.