Rama publikon videon: Kujt i besoni, Metës apo Junckerit?

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka një pyetje për shqiptarët lidhur me dy deklarata kontradiktore të bëra në një ditë lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe ndikimin e tyre në perspektivën europiane të vendit.

“Kujt i besoni?”, thotë Kryeministri.

Presidenti Ilir Meta deklaroi dje në konferencën e dytë të jashtëzakonshme se zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do dëmtonte objektivin për anëtarësimin në BE të Shqipërisë.

“Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë, saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, tha Meta.

Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, deklaroi nga Brukseli se anulimi i zgjedhjeve dëmton perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane e shqiptarëve”, u shpreh Juncker.

 

View this post on Instagram

 

Pa Koment

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

/a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.