Qeveria, kompensim financiar familjeve të ushtarakëve të rënë në Letoni

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Qeveria miratoi pasditen e sotme fondin shtesë për kompensimin e familjeve të ushtarakëve të rënë në Letoni.

Qeveria miratoi fondin prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve, nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit.

Fondi i shtohet buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve.

Fondi përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.