Pikturat murale nga artistë ndërkombëtarë që po transformojnë Patosin

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ – Pikturat murale me elementët e traditës e kanë shndërruar qytetin e Patosit në një vend atraktiv, ku arti përcjell mesazhe interesante duke sjellë një ekuilibër midis mjedisit dhe industrisë së naftës.

“Street Art”-i është parë si një ide gjeniale, e cila i shndërron objektet si vepra të vërteta arti.

Street-artistët, në bashkëpunim edhe me bashkinë Patos, por edhe me disa bashki të tjera në vend po ndryshojnë monotoninë e shumë ndërtesave dhe pallateve, duke u dhënë ngjyra e forma objekteve të ndryshme.

Ndërveprimi që krijojnë përmes pikturës, fasadave dhe ambientit ku janë vendosur këto vepra arti, sjellin një vëmendje të shtuar për zonën e Patosit. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.