GREQI – Shpërndahet parlamenti, zgjedhjet e përgjithshme më 7 korrik

ATHINË, 12 qershor /ATSH-ANA/ – Një dekret presidencial shpërndau parlamentin grek i hapi zyrtarisht rrugën periudhës së fushatës elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme më 7 korrik.

Presidenti grek, Prokopios Pavlopulos miratoi një kërkesë të bërë zyrtarisht nga kryeministri Aleksis Cipras, pas humbjes së këtij të fundit të zgjedhjeve europiane.

Sesioni i ri parlamentar do të hapet më 17 korrik, kur do të betohen deputetët e rinj.

Pas ceremonisë së betimit, parlamenti do të zgjedhë kryetarin./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.